Giresse: Uran Bislimi ia ka mbyllur vetes derën te Kosova
Uran Bislimi nuk do të mundë të luajë më për Kosovën, kështu së paku ka deklaruar trajneri Alain Giresse.
Anëtari i Luganos ishte ftuar te Kosova për dy ndeshjet e marsit, por që në momentet e fundit është tërhequr nga lista, shkaku që nuk ka vendosur ende se për kë do të luajë, për Dardanët apo për Zvicrën.
Bislimi kishte luajtur dy ndeshje për Kosovën dhe kishte shënuar gol, por që ai tani është larguar nga lista e Kosovës në momentet e fundit.
“Ne kemi nevojë për lojtarë që e ndiejnë këtë ekip, këtë vend, por Bislimi nuk është njëri prej tyre”, ka thënë Giresse.
“Ai ia ka mbyllur derën vetes te Kosova, për të nuk ka më çelës, ai tani do të shikojë opsion të tjera, kjo nuk është më pjesë jona”. /Telegrafi