Vendet më të lumtura në botë, Kosova në vendin e 34-t
Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë.
Kjo sipas Raportit të Lumturisë Botërore, i cili ka disa kritere për të përcaktuar lumturinë e një vendi si mbështetja sociale, të ardhurat, shëndeti, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.
Ky uebsite përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën.
Për të gjashtën vit radhazi Finlanda kryeson listën, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
Lituania është i vetmi vend i ri që renditet në njëzet vendet e para, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të pakënaqura në sondazh.
Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 83-të.
Shumë para Shqipërisë janë vendet fqinje si Mali i zi, Greqia, por edhe Kosova, e cila renditet në vendin e 34-t, shumë pranë Italisë dhe Spanjës.
Ndërsa Maqedonia e Veriut është e pozicionuar në vendin e 87-të.