Vushtrri: Një grua thotë se u dhunua seksualisht nga burri me të cilin bashkëjetonte

Një grua në Vushtrri ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht nga burri me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar.

Sipas Policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 03:17 dhe se me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Në anën tjetër bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri