Përfundojnë takimet dypalëshe, së shpejti takimi i përbashkët Kurti - Vuçiq - Borrell - Lajçak
Tashmë ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe më herët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tani Borrelli e Lajçaku pritet të kenë takim të përbashkët trepalësh.
Ndërkohë, në lidhje me këtë takim, ka interesim të jashtëzakonshëm të mediave. Të ardhura nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës, këto media janë duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet e kësaj ngjarjeje.