Urdhër arresti për Putinin, Scholzi: Askush s’është mbi ligjin

Kancelari gjerman Olaf Scholz tani ka mirëpritur vendimin e ICC, duke thënë se diçka e tillë tregon se “askush nuk është mbi ligjin”.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës.

Është fakt se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë tani,” tha  Scholzi në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida. /abcnews