Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse agjëroni për tri ditë?
Abstenimi nga ushqimi dhe pijet, ose agjërimi vetëm për tri ditë mund të rigjenerojë tërë sistemin imunitar, madje edhe te të moshuarit, sipas gjetjeve të fundit të shkencëtarëve.
Edhe pse agjërimi është kritikuar nga mjekët e dietave, studimi i ri tregon se trupi i uritur nxit prodhimin e qelizave të reja të bardha të gjakut, të cilat i luftojnë infektimet.
Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut kanë treguar se zbulimi i tyre mund të jetë i dobishëm veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga sistemi i shkatërruar imunitar, madje edhe pacientët me kancer që ndjekin kimioterapitë.
Gjithashtu dobi të madhe ka edhe te njerëzit e moshuar, te të cilët funksionimi i sistemit imunitar ka rënë për shkak të moshës dhe e kanë të vështirë për t’i luftuar sëmundjet e zakonshme në shtëpi.
Shkencëtarët kanë thënë se agjërimi fillon një ndryshim rigjenerues me prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që në thelb janë rigjeneruese për sistemin imunitar.
“Lajmi i mirë është se pjesët e dëmtuara, të vjetra dhe joefikase të sistemit imunitar marrin fund gjatë agjërimit”, është shprehur Valter Longo, profesor në Universitetin e Kalifornisë.
“Tani, në qoftë se ju filloni me një sistem të dëmtuar imunitar, nga kimioterapia, dëmtimi ose plakja, atëherë agjërimi mund të gjenerojë një sistem ‘pikë për pikë’ të ri imunitar”, ka vazhduar ai.
Kur sistemi fillon të kursejë energjinë një nga gjërat që i bën është edhe riciklimi i qelizave imune të cilat nuk janë të nevojshme ose janë të dëmtuara.
“Më shumë studime klinike janë të nevojshme, por kur ju vendosni të bëni një ‘dietë’ të tillë, gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe ne jemi duke u munduar të gjejmë nëse kjo ndikon edhe në sistemet tjera të ndryshme të organeve e jo vetëm në atë imunitar”, ka thënë dr. Longo
Megjithatë, kishte edhe ekspert të cilët ishin në dyshime për këtë gjë.
Dr. Graham Rook, i ka konsideruar gjetjet e studimit si të pamundura.
“Dobia mund të jetë e mundshme ngase një periudhë e tillë nuk paraqet rrezik as për të sëmurët me kancer, por duke marrë parasysh se shëndeti vjen edhe nga të ushqyerit me rregull, unë nuk jam i sigurt nëse agjërimi është i dobishëm”, është shprehur Chris Mason, profesor i mjekësisë rigjeneruese.
Dr. Longo shtoi: “Nuk ka asnjë dëshmi se agjërimi është i rrezikshëm për organizmin, ndërsa ka dëshmi se është i dobishëm, por ne kemi ende nevojë për të përfunduar studimet klinike edhe pse kjo duket shumë premtuese”.