Vdes një grua nga COVID-19 në Kosovë

Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Kosovë është shënuar një vdekje nga COVID-19.

Viktima sipas raportit është një grua nga Fushë-Kosova e grup moshës 60-69 vjeçare, transmeton Zeri.info.

IKSHPK-ja po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 23 raste të reja pozitive. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 207. /Zëri