Gazmend Hoxha merr zyrtarisht detyrën si drejtor i përgjithshëm i Policisë
Sot zyrtarisht Gazmend Hoxha ka pranuar detyrën si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, të pranishëm në këtë ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues, si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën Hoxhës, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se tashmë drejtori Hoxha ka thënë se drejtimi i këtij institucioni do të bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore, si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare e në veçanti me qytetarët. /Zëri