21 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19, nga 93 testime sa janë bërë gjithsej.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 49 person. Raste aktive me COVID -19 janë 201.
Ndërsa, prej fillimit me COVID-19 në Kosovë janë konfirmuar 273.312, kanë vdekur 3.211persona, kurse janë shëruar gjithsej 269.900.