Frikë nga apokalipsi, të krishterët e Afrikës Lindore shesin të gjithë pasurinë dhe zhvendosen në Etiopi
Qindra të krishterë nga vendet e Afrikës Lindore, të lidhur me Kishën e Apostujve të Krishtit në Ugandë, kaluan në Etiopi nga frika e “ditës së gjykimit”. Anëtarët e sektit besojnë se jeta do të fillojë përsëri në Etiopinë post-apokaliptike.
Zëdhënësi i policisë Oscar Ogeca tha në një deklaratë se qindra të krishterë nga Uganda kishin frikë nga apokalipsi dhe se ai do të ndikonte në rajonin e tyre.
Sipas tij anëtarët e sektit besojnë se jeta do të fillojë përsëri në Etiopinë post-apokaliptike dhe shitën të gjitha pasuritë e tyre përpara se të transferoheshin.
“Banorët e fshatit Obululum në Ugandën lindore shkuan në Etiopi, duke menduar se ishte i vetmi vend i sigurt në apokalips”, tha zëdhënësi Ogeca, i cili theksoi se ka nisur edhe hetimi për këtë çështje.