Arsimtarët dëshmorë e martirë, këto lule lirie që gjakun ia falën lirisë së Kosovës
Sot, kur kremtohet një Ditë e Madhe në të gjitha viset etnike shqiptare, 7 Marsi – Dita e Mësuesit, kemi ndjenja të përziera, malli, dhembje dhe krenarie. 117 vjet më parë në Korçen e Madhe, në Korçën krenare, u hap dritarja e parë, drita e syve të ballit, shkolla e parë shqipe, nga mësuesit patriotë Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naum Naçi dhe shumë pishtarë të arsimit që vunë themelet e shkollës shqipe. Këta mësues patriotë e flijuan jetën për ta mbajtur gjallë, atë fole të diturisë që armiqtë e kombit me çdo kusht donin ta prangonin në agun e parë të dritës.
Duke kremtuar këtë Ditë të Madhe, përkujtojmë me pietet të lartë dhe përkulemi të gjithë para arsimtarëve dëshmorë e martirë që ranë në Luftën e Kosovës, për të çliruar këtë pjesë të robëruar të atdheut, nga armiqtë shekullor. Duke i përkujtuar këta dëshmorë të kombit, që me vetëflijimin e tyre, ata gjeneruan fuqi të pashtershme, në ngritjen e moralit gjithëpopullor, për liri dhe çlirim kombëtar. Arsimtarët dëshmorë, u bënë sinonim i qëndresës dhe sakrificës për çlirimin e çdo cepi të Kosovës martire.
Shkolla e vetëflijimit, është cilësuar dhe gjithmonë duhet cilësuar si krenaria më e madhe sublime që mund të arrijë njeriu në jetë.
E, kur arsimtari, intelektuali ynë shqiptar i shkollës dhe pedagogjisë kombëtare, mbyllë ditarin në sirtar dhe i qepet maleve me pushkë në dorë dhe gjakun më të ëmbël ia falë lirisë së atdheut, është më shumë se sakrificë, është më shumë se vetëflijim. Këta arsimtarë dëshmorë, atdheut të tyre ia mbëltuan lulen më të bukur në zemër të atdheut që ne e quajmë LULELIRIE që nuk do të vyshket kurrë, sepse rrënjët i ka thellë në gjakun e derdhur të dëshmorëve. Këta dëshmorë të kombit që ranë në luftën e lavdishme të Kosovës, me bandat çetnike serbe, ata nuk ranë pre e politikes shterpe pacifiste e nënshtruese, që padrejtësisht iu imponua popullit martir të Kosovës.
Këta dëshmorë të kombit nuk hezituan por ngjeshën armët dhe iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kishin marshuar shtigjeve të lirisë me të vetmin synim: "Ja vdekje, ja liri"! Dëshmorët tanë, ishin betuar në Kështjellën e Krujës, në Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare, në gjakun e Gjergj Kastriotit, të Abdyl Frashërit e të Sylejman Vokshit, Ali Ibres e Mic Sokolit, Isa Boletinit e Bajram Currit, të Haxhi Zekës e Idriz Seferit, të Shotë Galicës e Azem Bejtës, të Hasan Prishtinës e të Luigj Gurakuqit të Avni Rrustemit e të Dedë Gjon Lulit se gjakun e tyre do t’ ia falin lirisë së Kosovës.
Kushtrimit për lirinë e atdheut iu përgjigjen të gjithë ata që me vite e gjakuan lirinë, qe më shkumësin e bardhë të tyre në tabelën e klasës, nxënësve ua shkruan formulën e pa ndryshueshme: "Se vetëm me gjak fitohet liria", e jo me ankime, lutje e përshëndetje. Këtë flijim që e bënë pishtarët e arsimit ishin një hallkë zinxhirore e flijimeve kombëtare të hershme dhe të tashme. Këta arsimtarë dëshmorë mbajtën orën më të suksesshme praktike të historisë në jetën e tyre që do të bëhet burim frymëzimi për gjeneratat e ardhme, se atdheu duhet me zemër e mbrohet me gjak.
Me gjakun e dëshmorëve arsimtarë u stolisen qytetet dhe fshatrat shqiptare, si në Prishtinë e Ferizaj, në Besianë e Deçan, në Klinë e në Burim, në Therandë e Lypjan, në Obiliq e në Sharr, në Fushë Kosovë e Kaçanik, në Drenas e Prizren, në Mitrovicë e Rahovec, në Malishevë e në Gjilan, në Gjakovë e Vushtrri, në Pejën e Haxhi Zekës e në Skenderaj.
Në Prekazin legjendar, 55 vjet më parë rrezatoi mësuesi patriot Shaban Murat Jashari, i cili ju përkushtua edukimit patriotik të nxënësve të shkollës së fshatit të tij të lindjes, deri sa ra në sytë e drejtuesve të organeve të arsimit që vërbërisht i shërbenin emisarëve antishqiptar. Atë botë, mësuesi atdhetar 25 vjeçar Shaban Jashari po ndiqej nga shkolla, por kurrë nuk arritën t’ia shuajnë frymëzimin patriotik për edukim të fëmijëve në oda – shkolla. Këta arsimtarë dëshmorë, pjesëtarë të Ushtrisë së Lavdishme të Kosovës po i radhisim ashtu siç u radhitën ata vetë për të dhënë betimin para flamurit kombëtar për të çuar në vend amanetet e komandantëve legjendar Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.
Arsimtarët dëshmorë që ranë me pushkë në dorë
Abdullah Baftiu i lindur më 1965 në Dubravë të Kaçanikut.
Ahmet Hoxha i linur më l945 në Pleshinë të Ferizajit.
Ajet Beqiri i lindur më 196o në Padalishtë të Skënderajt.
Ali Hasi i lindur më l951 në Cërmjan të Gjakovës
Arsim Gashi i lindur më 1970 në Kryshec të Skënderajt.
Abdyl Beqiri i lindur më 1966 në Grejkoc të Therandës
Avni Zhabota i lindur më 1969 në Shtupel të Klinës
Afrim Gjuraj i lindur më 1970 në Radac të Pejes
Avni Sinanaj i lindur më 1978 në Baballoq të Deçanit
Bahti Buçaj i lindur më 1956 në Lladroc të Malishevës
Bahtir Jahiri i lindur më 1975 në Vërbicë të Sharrit
Burhan Zeneli i lindur më 1975 në Kaçanik
Cen Loku i lindur më 1964 në Kaçanik
Demush Mavraj i lindur më 1949 në Staradran të Burimit
Enver Gashi i lindur më l960 në Shtime
Fadil Elshani i lindur më 1965 në Sopi.
Fatos Zhuniqi i lindur më 1955 në Bellacerkë të Prizrenit.
Gani Helshani i lindur më 1955 në Krajkovë të Drenasit.
Gjokë Ndrecaj i lindur më 1962 në Bitesh.
Hanëmshahe Abdullahu e lindur më l961 në Gjilan.
Halit Geci i lindur më l945 në Llaushë të Skënderajt.
Hashim Zeka i lindur më 1955 në Vojnik të Skënderajt.
Hajdar Agaj i lindur 1945 në Gramaqel të Deçanit.
Hajdin Haziri i lindur 1968 në Zhabel të Gjakovës.
Hilmi Bërdynaj i lindur më 1966 në Novosellë të Pejes.
Hysen Arifi i lindur më 1964 në Pacaj të Gjakovës.
Hysen Ademi i lindur 1944 në Molliq të Gjakovës.
Ibrahim Krasniqi i lindur më 1956 ne Grashticë të Prishtinës.
Idriz Salihu i lindur më 1955 në Ticë të Skenderajt.
Isa Kastrati i lindur më 1947 në Hogosht të Gjilanit.
Ismail Bytyqi i lindur më 1954 në Arllat të Drenasit.
Idriz Gucati i lindur më 1952 në Tërstenik të Drenasit.
Islam Ademi i lindur më 1954 në Jabllanicë të Gjakovës.
Isuf Ahmeti i lindur më 1945 në Stubëll të Gjakovës.
Ismet Rrahmani i lindur më 1962 në Açarevë të Skenderajt.
Jetullah Islami i lindur më 195o në Dyz të Besianes.
Mahi Loku i lindur më 1972 në Kotlinë të Kaçanikut.
Man Sallauka i lindur më 1968 në Budakovë të Therandës.
Milaim Loku i lindur më 1965 në Kotlinë te Kaçanikut.
Milazim Zekaj i lindur më 1974 në Raushiq të Pejes.
Muhamet Shala i lindur më 1961 në Prapaçan te Deçanit.
Murat Haliti i lindur më 1964 në Lubovec të Skënderajt.
Mustafë Abazi i lindur më 1963 në Jabllanicë të Leshanit të Pejes
Mustafë Shabani i lindur më 1960 në Terstenik të Pejes.
Maxhun Çeku i lindur më 1941 në Irzniq të Deçanit.
Mustafë Shyti i lindur më1945 në Oshlan të Mitrovicës.
Nazmi Osmani i lindur më 1961 në Elezaj
Nevzat Çollaku i linur më 1968 në Kaçanik.
Niman Musaj i lindur më 1953 në Pozhar të Deçanit.
Nijazi Osmani i lindur më 1964 në Gadish të Gjilanit.
Nysret Halili i lindur 1956 në Shtuticë të Drenasit.
Nysret Shala i lindur më 1958 në Borliq të Deçanit.
Qazim Hakaj i lindur 1957 në Orrobërd të Burimit.
Ramadan Morina i lindur më 1958 në Çupevë të Klinës.
Ramadan Muleta i lindur më 1954 në Korroticëtë Drenasit.
Ramadan Rexhepi i lindur më 1962 në Sojevë të Ferizajit.
Ramiz Jashari i lindur më 1971 në Prekaz të Skenderajt.
Remzi Demolli i lindur më 1965 në Obrançë të Besianes.
Rexhep Rexhepi i lindur më 1935 në Çirez të Skënderajt.
Rexhep Hajdaraj i lindur më 1962 në Shaptej të Deçanit.
Rifat Mëziu i lindur më 1968 në Morinë të Skenderajt.
Ruzhdi Berisha i lindur më 1952 në Buçe të Sharrit.
Ramiz Rexha i lindur më 1962 në Ponoshec të Gjakovës.
Rexhep Sadiku i lindur më 1954 në Nivokaz të Gjakovës.
Sahit Baftiu i lindur më 1952 në Zhegoc të Gjilanit
Sakip Mulaku i lindur më 1953 ne Gajre të Kaçanikut.
Sejdi Sejdiu i lindur më 1960 në Nerodime të Ferizajt.
Selim Berisha i lindur më 1950 në Drenofc – Barilevë të Prishtinës.
Selman Lokaj i lindur më 1950 në Sllup të Deçanit
Sinan Gashi i lindur më 1970 në Çupevë të Klinës.
Shaban Jashari i lindur më 1924 në Prekaz të Skenderajt.
Shefqet Rexha i lindur më 1962 në Ponoshec të Gjakoves.
Tamil Shala i lindur më 1956 në Kushnin të Prizrenit.
Tefik Raka i lindur më 1939 në Kaçanik.
Tafil Kasumaj i lindur më 1950 në Lloçan të Deçanit.
Tefik Zymberi i lindur më 1961 në Vërbicë të Gjilanit.
Xhavit Fetahu i lindur 1952 në Skivjan të Gjakovës.
Xhevat Berisha i lindur 1961 në Lez të Prizrenit.
Xhevë Krasniqi e lindur më 1955 në Drenoc të Klinës.
Të gjithë këta trima e trimëresha ishin të rreshtuar në rrezen e parë të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, ngjeshën armët dhe i dolën zot këtij trualli.
Martirët e rënë që nuk ia kthyen shpinën Kosovës
Duke mos u mbetur borxh martirëve të lirisë që emrat e tyre do të skaliten në obeliskun e atdheut sepse këta dhanë më të shtrenjtën – jetën. Këta martirë të kombit, nuk ia kthyen shpinën Kosovës e t`i bashkohen eksodit biblik, por këta u ndalen ashtu duar thatë siç ishin në derën e shkollës duke qëndruar stoik para plumbave të barbarit.
Dorës vrastare nuk i shpëtuan as profesorët e nderuar Fehmi Agani e Latif Berisha, Hamdi Gashi e Hajdin Berisha e Jakup Nushi..
Ushtria dhe policia serbijane kishin intensifikuar sulmet në të gjitha anët e Kosovës. Ata vritnin pa dallim moshe. Masakrave barbare nuk i shpëtuan shumë mësues e arsimtarë shqiptarë: Haki Kadriu e Shaban Topalli, Nazmi Pajaziti e Haki Bajrami, Betush Gerbeshi e Zymer Krasniqi, Milaim Mirena e Milazim Peli, Sali Rrustemaj e Shyqiri Gashi, Emrush Krasniqi e Rrustem Gashi, Qazim Berisha e Kapllan Gashi, Musë Maloku e Avni Ferizi, Nazmi Rrustemaj e Daut Aliçkaj, Sahit Haxhosaj e Islam Çekaj, Nijazi Ferizi e Shpend Haskaj, Miftar Pavataj e Bekë Muslijaj, Rexhep Salihajdaraj e Fetah Mazrekaj, Azem Shala e Isuf Imeraj, Hysni Binakaj e Arif Demaj. Sali Selmani e Ejup Shala, Behxhet Podvorica e Faik Jaha, Xhevat Jupolli e Idriz Ferizi, Ilaz Beqiri e Agush Rexhepi, Selami Shabani, e Hajdin Rexhepi, Ilaz Beqiri e Milazim Idrizi, Feti Matoshi e Rrahim Imeri, Asllan Thaçi e Ahmet Aliajeti. Beqir Duriqi e Ajet Kozhani, Pajazit Gashi e Shaip Gërbeshi, Isak Bytyqi e Halim Maloku, Haki Raci e Sali Makiqi, Murat Deliu e Ilaz Gashi, Ramadan Suka e Luljetë Gashi, Refki Rexhaj e Tahir Tralli, Sedat Berisha e Fatos Bytyqi, Xhavit Basha e Lirie Berisha, Ramadan Mazreku e Nexhmedin Berisha, Muhamet Tafolli e Ruzhdi Qatani, Bafti Shala e Abdyl Duraj, Anif Muji e Hasim Berisha, Haxhi Jaha e Fahredin Hoti, Nexhat Shehu e Qerim Gjigollaj, Sahit Shehu e Vesel Demaku, Hajredin Rama e Habib Deliu, Rexhë Kurtie e Izet Elshani, Sadri Gashi e Hajrullah Goshani, Fehmi Morina e Ardian Elshani, Jahir Lladrovci e Shefqet Jusufi, Brahim Ademi e Hajdin Krasniqi, Enver Aliuka e Hysen Syla, Isa Istogu e Rexhep Kurti, Halil Maloku e Selman Istogu, Islam Krasniqi e Sabit Maloku e Ymer Elshani, Bahtir Isufi e Zejnullah Elshani e Muhamet Krasniqi, Fatmir Mustafa e Hamit Berisha, Vesel Vlashi e Murat Raka, Mehdi Dalloshi e Abdyl Lima, Osman Sejfullahu e Xheladin Nalli, Isa Duraku e Avni Hoti, Gani Nalli e Xhemali Duraku, Ilmi Gashi e Osman Ramadanismeti Nuredini e Gëzim Reshiti, Fahredin Hoti e Nahit Mahmuti, Sami Duraku e Elmaze Kadiraj, Muhedin Zekaj e Destan Berisha, Bajram Isakaj e Shaban Krasniqi..
Enver Haliti e Eset Zahiti, Lutfi Hasani e Jashar Begu, Asllan Deliu e Xhevdet Kelmendi, Murat Emini e Fevzije Fejzullahu, Fadil Seferi e Fatime Xhaka, e Shyqyri Mulaj, Hysen Elshani e Sali Maliqi, Milazim Gashi e Ilaz Paqarizi, Haki Morina e Qerim Krasniqi, Feriz Mrasori.
Dremica legjendare nxori edhe këta martirë: Haxhi Beken e Zymer Shaqirin, Sali Shalen e Bekë Imerin, Riza Shabanin e Vesel Hetemin, Xhevat Osmanin e Isuf Rukollin, Sadri Shalen e Isuf Aruqin, Muhamet Bajramin e Tafil Kabashin, Sabit Veliqin e Qazim Jashari, Januz Gosturnin e Sadri Shalen, Maksut Bejten Ilaz Aruqin, Musli Shalene Ejup Behramin, Hazir Hotin e Tefik Xanin, Nezir Meziun e Nazif Sejdiun, Haxhi Ahmetin e Riza Spahiun.
Edhe Gjakova e Bajram Currit nxori trima me fletë që nuk ia kthyen shpinen atdheut: Mustafë Bobi e Neki Pula, Jusuf Dafota e Shahindere Hoxha, Pjeter Abazi e Shyt Hasanaj Agron Zeneli e Ali Feraj,Bashkim Osmani e Valbonë Haxhiavdija, Sadri Zeneli e Daniell Berisha.
Në Vushtrrinë e Hasan Prishtines edhe këtu pati trima: Avdullah Fazliu e Bahri Haxha, Naim Gërguri e Veli Xhafa, Nuhi Haliti e Skender Bllaca, Agim Hyseni e Naman Kunovikun.
Kush tha se Prishtina u zbraz para agimit, aty u ndalen trima e trimëresha: Hasan Mehmeti e Musa Tolaj, Avdi Musliu e Aferdita Balaj, Halil Canolli e Refki Haxholli, Nazmi Canolli e Zahir Haxholli, Rasim Krasniqi e Hysen Haxholli e Mehmet Reçica.
Duke i përmendur të gjithë këta emra të arsimtarëve martirë e dëshmorë qe me gjakun e tyre e ujiten këtë tokë të rimur me gjak e lot, mendja më shkon sa jemi duke i mbushur amanetet, se gjaku mallkon, gjaku mallkon.
LAVDI PËR JETË DËSHMORËVE TË KOMBIT!
(Shkrimi fillimisht është publikuar në vitin 2010)