Selimi: “Epopeja e UÇK-së” është themeli, mburoja dhe simboli i lirisë së Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka thënë se “Epopeja e UÇK-së” në historinë e luftërave të shqiptarëve për liri është themeli, mburoja dhe simboli i lirisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se sot kujtojnë të gjithë gratë e burrat që ranë për vendin.
Selimi tha se lufta çlirimtare ishte luftë e drejtë e popullit të Kosovës dhe amanet i Adem Jasharit.
“Jam krenare që isha pjesë e asaj lufte me pushkë në dorë. Marsi i Jasharëve dhe i UÇK-së tregon fuqishëm se lufta çlirimtare nuk tjetërsohet. Ashtu si në çdo mars, edhe sot populli e di se ku i ka rrënjët liria”, tha ajo.