Një rast me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 31 të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit 31 pacientë me COVID-19 janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar vetëm një rast me këtë virus.
Ndërsa kemi 185 raste aktive me këtë virus, njofton IKSHPK-ja.
Teksa janë 10 pacientë të hospitalizuar.