49 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19.
Sipas raportit 24-orësh të IKSHPK-së, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 15 persona.
Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 236. /Zëri