Festa e 20-vjetorit e gjen Passion me radhë të gjata të klientëve!
Rrjeti më i madh i studiove të bukurisë “Passion” sot feston 20-vjetorin jubilar të themelimit. Një rrugëtim i gjatë, i cili la gjurmë të pashlyeshme në industrinë e bukurisë në vendin tonë.
“E nisëm më 24 shkurt të vitit 2003, në një studio të vogël modeste, por me përkushtimin shumë të madh ndaj profesionit, si dhe vizionin e qartë për të ardhmen. Falë konsistencës në punë dhe ideve inovative, sot jemi rrjeti më i madh i studiove të bukurisë në rajon. Ky rrugëtim yni i suksesshëm u atribuohet dy akterëve kryesorë: klientëve tanë që gjithmonë kanë besuar në shërbimet tona, si dhe stafit tonë profesional, që me dedikim të madh asnjëherë nuk kanë bërë kompromis për kualitetin e shërbimeve”, thotë Betim Gashi, themelues i Passionit.
Për shkak të interesimit shumë të madh të klientëve dhe në mënyrë që të kenë mundësi të përfitojnë të gjithë, në 20-vjetorin e themelimit të Passion, më 24 shkurt – 2023, do të punojmë pa termine duke u bazuar në renditjen e numrave që do të pranoni nga stafi ynë në kohën kur arrini në studio, thotë Betim Gashi.
Për këtë ditë të veçantë, si shenjë falënderimi për klientët e Passion ka organizuar një surprizë të veçantë për ta: gjatë gjithë ditës, të gjitha shërbimet do të jenë falas + do të shpërndahen shumë dhurata!
Shfrytëzojmë këtë moment të veçantë për të falënderuar përjetësisht klientët, partnerët dhe stafin tonë, pa të cilët nuk do të ishte i mundur ky sukses. Duam të theksojmë që Passion do të vazhdojë me të njëjtën energji dhe elan të ofrojë shërbime kulminante të bukurisë, me çmimet më të arsyeshme, si dhe duke sjellë gjithmonë risi dhe oferta të ndryshme për klientët tanë.
Ju ftojmë që të vizitoni të gjitha studiot tona, për surpriza të shumta, e të jeni edhe ju pjesë e festës sonë të madhe! Filluam si një shtëpi e vogël, e sot jemi një familje e madhe! 20 vjet pasion!
Artikull i sponsorizuar