Turqia rithekson përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe NATO

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Bëhet e ditur se Konjufca uroi ambasadorin Angili për detyrën e re, teksa theksoi marrëdhëniet e mira mes Kosovës e Turqisë, raporton Zeri.info.

Në këtë takim Konjufca shprehi ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi, teksa theksoi se populli i Kosovës qëndron përkrah me popullin turk.

Në anën tjetër ambasadori Angili e falënderoi kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe njëherësh ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO, por edhe në institucione dhe organizma tjerë ndërkombëtare.

“Kryetari Konjufca dhe ambasadori Angëlë shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, thuhet në komunikatë. /Zëri