Dacia Sandero, automjeti më i shitur në Evropë për janar 2023

Dacia Sandero është vetura numër 1 në Evropë më e shitur për muajin janar të vitit 2023, automjeti në kuadër të Renault ishte po ashtu më i shituri edhe në janar të vitit 2022.

Dacia shiti 19,346 njësi të hatchback-ut të vogël muajin e kaluar, një rritje prej 20 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Vëllimi i Sandero-s prej 16,193 në janar të vitit 2022 ishte shifër mjaft e mirë që filiali Renault të fitonte titullin për makinën më të shitur.

Dacia ishte një ndër markat e vetme që kishte dy modele në mesin e 10 më të shiturve në Evropë në janar.