Nëse keni një iPhone përditësoni atë menjëherë, Apple lëshoi një paralajmërim urgjent

Përditësimi më i fundit i softuerit sjell rregullime që parandalojnë të ashtuquajturat sulme të “ditës zero” me të cilat hakerët mund të kenë qasje në të dhënat e pajisjes.

Apple ka lëshuar një përditësim urgjent për iPhone dhe iPad (iOS 16.3.1, iPad OS 16.3.1) që rregullon një dobësi kritike që hakerët po shfrytëzojnë për të thyer pajisjen.

Gjiganti nga Cupertino njoftoi përmes ueb-faqes se kompania tashmë ka dokumentuar sulmin e hakerëve.

Dobësia, siç shkruan TechCranch, ishte një pjesë integrale e WebKit, motori pas shfletuesit Safari të Apple.

WebKit është një objektiv jashtëzakonisht tërheqës për hakerat sepse mund të hapë qasje në të dhënat në një pajisje.

Apple, për shembull, zbuloi gjithsej shtatë dobësi të reja të iOS vetëm në vitin 2021, gjashtë prej të cilave ishin të lidhura me WebKit.

Për fat të mirë, shanset që të keni qenë objektiv i një sulmi janë të pakta, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jeni në të ardhmen nëse nuk e përditësoni telefonin tuaj. /Telegrafi