Krijuesja e ChatGPT, shqiptarja Mira Murati flet për librat, këngët dhe filmat që e frymëzojnë
Inxhinieria shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mira Murati, ka qenë gjatë kësaj kohe në qendër të vëmendjes për shkak të sukseseve që ka arritur në fushën e saj.
Ajo i është bashkuar OpenAL në vitin 2018 dhe momentalisht është Shefe e Teknologjisë në këtë kompani.
Në intervistën e fundit për revistën TIME, Murati ka folur edhe rreth projektit ChatGPT, duke e zbërthyer se çfarë më gjegjësisht ofron.
Në fund të kësaj interviste, ajo është pyetur edhe për këngët, librat apo filmat që e frymëzojnë.
“Mira, a mund të më thuash një këngë apo album, një libër dhe një film që të na japë një pasqyrë se kush je dhe çfarë të frymëzon?”, ka qenë pyetja që iu bë në kuadër të intervistës për TIME.
Kënga: “Paranoid Android” nga Radiohead – Kënga prek tema që lidhen me shoqërinë në teknologji. Jo shumë emocionuese, por e bukur dhe nxitëse.
Libri: Duino Elegiies – një përmbledhje me poezi nga Rainer Maria Rilke. Kohët e fundit e mora këtë si dhuratë dhe e gjeta thellësinë dhe bukurinë e poezive shumë frymëzuese.
Filmi: “2001: A Space Odyssey” – vazhdon të ngacmojë imagjinatën time me imazhet dhe muzikën e saj, veçanërisht në sekuencën befasuese ku anijet kozmike ankorohen nga valsi i Danubit Blu të Johann Strauss.
Mira më parë gjithashtu ishte edhe zëvendëspresidente e produkteve dhe inxhinierisë për Leap Motion.