Tërmet në Shqipëri

Lëkundje toke janë regjistruar pak çaste më parë në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.1 Rihter. Lëkundjet janë ndier në disa zona të vendit.

Korrespondentët e ABC News raportojnë se tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale.