Soda e bikarbonatit dhe limoni dëmtojnë dhëmbët!

Edhe pse deri tani keni besuar që soda forcon cilësinë e dhëmbëve tuaj dhe që i zbardhon, kjo në të vërtetë nuk është e saktë

Hulumtimet shkencore kanë treguar që soda në kombinim me limonin dëmton zmaltin e dhëmbëve dhe nuk është aq e mirë për shëndetin e mishit të dhëmbëve tuaj.

Kripa është abrazive, andaj mund të dëmtojë zmaltin e dhëmbëve prandaj dhëmbët mund të bëhen të ndjeshëm, transmeton Telegrafi.

Lëngu i limonit është i thartë, gjë që mund të ndikojë dëmshëm në bardhësinë dhe të krijojë njolla në dhëmbë, njësoj është edhe me uthullën e mollës.

Mirëpo, për dallim nga disa përbërës të tjerë natyralë, turmeriku nuk e dëmton zmaltin e dhëmbëve.

Nëse përdorni turmerik, nuk duhet të brengoseni për gjëra të tilla. Turmeriku nuk ndikon në mënyrë abrazive, mirëpo rezultatet e para do t’i shihni vetëm pas një jave të përdorimit.

Turmeriku (kurkuma) është mëlmesë indiane me një sërë përparësish. Është i njohur edhe për shkak se përmban antioksidantë dhe ndikon kundër inflamacionit.

Ajo që duhet të bëni është: Merrni pak kurkumë pluhur (rreth 1/4 e lugës së çajit). E vendosni në brushën e dhëmbëve dhe pastroni dhëmbët në mënyrë të zakonshme. Pas pastrimit, mos shpëlani gojën menjëherë, por e lini pastën për 3-5 minuta. Për këtë kohë të shkurtër, kurkuma do të bëjë çudinë.

Pas kësaj kohe, shpëlani gojën mirë, që të mos mbetet as imtësia më e vogël midis dhëmbëve.

Rezultatet do të jenë të dukshme që pas aplikimit të parë! Por, nëse nuk jeni të kënaqur, procedurën përsëriteni gjatë gjithë javës. Mund të përgatisni edhe pastë: prej 1/4 e lugës kurkumë dhe disa pikave vaj ulliri dhe e përdorni sikur me pastën e rëndomtë.

Si antiseptik dhe antibiotik natyral, shafarni shëron edhe plagët, proceset infektuese dhe ndihmon te gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve. Pra, është një pluhur magjik, që dhuron buzëqeshje të shëndetshme dhe të ndritshme.

Kjo mëlmesë e zakonshme gastronomike është e vlerësuar në shumë kuzhina në gjithë botën. /Telegrafi/