Hoxhaj: Dialogu kurrë s'ka qenë më jotransparent se tani
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij se po bëjnë dialog të mbyllur dhe jotransparent.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se dialogu asnjëherë nuk ka qenë si proces më i mbyllur dhe më jotransparent me Serbinë sikurse është tani.
“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jotransparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij po i thonë ‘po’ në një restorant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosovës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranojnë, e cili është rezultati përfundimtar!”, shkroi Hoxhaj.