Aktori turk: Vajza ime është gjallë nën rrënoja, po i dëgjohet zëri
Aktori turk Orhan Aydën njoftoi se vajza dhe ish-bashkëshortja e tij ishin nën rrënoja pas tërmetit që preku dje edhe Hatayn.
Aydin, i cili kërkoi ndihmë duke dhënë një adresë, tha se ish-gruaja e tij u nxor nga rrënojat dhe se por jo edhe vajza e tij.
Orhan Aydën, i cili bëri një postim të ri, dha informacion duke thënë: “Vajza ime është ende nën rrënoja. Po i dëgjohet zëri. Ka të gjallë që përpiqen të dalin jashtë. Njerëzit janë të dëshpëruar. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Jam i shkatërruar për vendin tim”, shkroi ai në Twitter.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, i ka pasur ndikim shkatërrues në 10 provinca ditën e djeshme. Tërmeti tronditi shumë qytete dhe qyteza në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor, Anadollin Qendror dhe rajonin e Mesdheut. Hatay ishte ndër këto provinca të prekura.
24 saat oldu.. këzëmën olduëu yere yeni ekipler gitti.. umudum kahër.. Hatay ölüm kenti olmuë.. insanlarëmëz çaresiz ve yalnëz.. ülkem aëlëyor.. canlarënë arayan tüm insanlëk gibi bende këzëmë istiyorum.. onsuz olmaz.. duydunuz mu? pic.twitter.com/r3hTSjPQLZ
— orhan aydën (@orhanaydin6) February 7, 2023