Nëna raporton vajzën e zhdukur në Podujevë

Një nënë ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, në lagjen e Dëshmorëve, në Podujevë, raporton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /Zëri