Man Utd, i interesuar për Ansu Fatin
Manchester Unitedi është i interesuar për nënshkrimin e Ansu Fatit nga Barcelona gjatë verës, siç raporton “Sport”, përcjell Zeri.info.
Prioriteti kryesor i “Djajve të Kuq” është të nënshkruajnë me një sulmues të mirë në fund të sezonit.
Në anën tjetër, Barça nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë për 20-vjeçarin aktualisht.
Fati, ka kontratë të vlefshme me blaugranat deri më 30 qershor të vitit 2027. /Zeri.info