Avokati i Fatmir Limajt ultimatum Dibran Hoxhës: Tërhiqu nga deklaratat ose të ndjekim penalisht

Analisti Dibran Hoxha një ditë më parë në një emision televiziv ka folur për keqpërdorimet që janë bërë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Por, atij i është kërkuar që të tërhiqet nga këto deklarata nga avokati Mentor Beqiri që është paraqitur si avokat i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, raporton Zeri.info.

Beqiri i ka dhënë “ultimatum” Hoxhës, duke thënë se në të kundërtën do ta ndjek penalisht.

Analisti Hoxha ka shkruar në Facebook se këto “kërcënime” nuk mund t’ia ndalojnë lirinë e shprehjes së mendimeve të tij.

“Avokati i Fatmir Limajt po dojka me m'padite për shpifje për dyshimet qe i kom ngritë mbi keqperdorimet n'Autostraden ‘Ibrahim Rugova’.

Me këso lloj kërcenimesh këta le ta harrojnë që munden me ndalu shprehjen e mendimeve t'lira n'ketë vend”, shkroi Hoxha në llogarinë e tij. /Zëri