Drejtori sportiv i Barçës s’është në dijeni për ndjekjen e transferimit të Araujos
Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, është dukur i hutuar kur u pyet në lidhje me ndjekjen e klubit për mbrojtësin e krahut të LA Galaxy, Julian Araujo.
Barca bëri një përpjekje të fundit për të nënshkruar me ndërkombëtarin meksikan në ditën e fundit të afatit, duke bërë që gazetarët t’i afroheshin drejtorit sportiv të klubit, Alemanyt, për një përditësim, teksa ai u largua nga ambientet e klubit vonë në mbrëmje.
Megjithatë, drejtori i Barçës thjesht u përgjigj: “Kush?”.
Alemany në dukje nuk kishte njohuri për Araujon, pavarësisht se interesimi i raportuar i Barçës për mbrojtësin e krahut u konfirmua fillimisht verën e kaluar, kur ata zgjodhën të nënshkruanin me Hector Bellerin nga Arsenali.
Ndërsa spanjolli përfundoi një transferim te Sportingu në ditën e fundit, Barça do të duhet të presë edhe më shumë për të marrë Araujon, pasi dokumentacioni nuk u dorëzua në kohë që transferimi i tij të kompletohej. /Zeri.info
A su salida de la CE Joan Gamper, Mateu Alemany dice NO saber nada de Julian Araujo. Surrealista @relevo #fcblive pic.twitter.com/B3pzriKE7F
— Albert Rogé (@albert_roge) January 31, 2023
.