Lufta e heroit Zahir Pajaziti, flet bashkëluftëtari i tij [video]
Në 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, bashkëluftëtari i tij, Avni Ajeti, foli rreth të bëmave të dëshmorit.
Ajeti tha se roli i Pajazitit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte i padiskutueshëm, madje sipas tij, heroi e nuhati pashmangshmërinë e luftës.
“Roli i tij në UÇK është i padiskutueshëm, barra ka qëndruar mbi supet e tij. Duke parë rrethanat në të cilat gjendej vendi në atë periudhë, te populli ishte njëfarë politike që Kosova do të çlirohej pa luftë. Por, Zahiri këtë situatë e kuptoi drejt, që lufta është diçka e pashmangshme. Zahiri si karakter e kuptoi këtë dhe domosdo ka qenë dëshirë e tij që populli të jetë i angazhuar në luftë”, u shpreh Ajeti për Klan Kosova.