Mediumi boshnjak publikon dokumentin: Vuçiqit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas luftës në Kosovë ishte vënë nën sanksione nga Bashkimi Evropian.

Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i ishte ndaluar hyrja në BE.

Atëherë Vuçiq ishte ministër i Informacionit.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në shtator 1999 ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviqit, Vuçiqit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, shkruan Istraga në Twitter.

Vendimi i Këshillit të BE-së mban datën 13 shtator 1999.