Bëhet thirrje për protestë në ditën kur do të diskutohet për Asociacionin

Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime për thirrje për protestë gjatë ditës së marte.

Protesta nuk dihet se nga kush po organizohet, por thuhet se po bëhet për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas njoftimit, protesta do të filloj në sheshin e Prishtinës duke filluar nga ora 12:00.

Kujtojmë se, Ambasada amerikane e ka organizuar një takim me datë 31 janar, ku ka ftuar zyrtarët politikë, organizatat joqeveritare dhe eksponent të tjerë të politikës në Kosovë.Kjo sipas ambasadës, po bëhet që “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja”.

“Ne jemi duke organizuar këtë diskutim, në përputhje me synimin tonë për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, por edhe si reflektim i miqësisë sonë për kohë të gjatë, dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, ishte përgjigja nga Ambasada amerikane për Shqip.com.