Vrasës i maskuar, simptomat e kancerit të vezorëve që s’duhen injoruar
Ndjenja e pakëndshme dhe shpesh e dhimbshme zakonisht nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Por në disa raste, mund të jetë një simptomë e kancerit të vezoreve.
Sëmundja prek rreth 7000 gra çdo vit – duke e bërë atë një nga llojet më të zakonshme të kancerit te femrat.
Shpesh diagnostikohet vonë kur shanset për mbijetesë janë të dobëta, sepse simptomat janë të paqarta si dhimbje stomaku, humbje e oreksit dhe fryrje.
Një studim i ri ka gjetur se gratë me kancer ovarian të pa diagnostikuar blejnë sasi në rritje të tabletave për dispepsi për të lehtësuar simptomat e tyre.
“Simptomat e kancerit që ne po kërkojmë janë shumë të zakonshme. Duke përdorur të dhënat e blerjeve, studimi ynë zbuloi një rritje të dukshme të blerjeve të ilaçeve për dhimbje dhe dispepsi te gratë me kancer ovarian deri në tetë muaj para diagnostikimit, krahasuar me gratë pa kancer ovarian”, tha autori i studimit Dr. James Flanagan, transmeton klankosova.
“Por për disa gra, ato mund të jenë shenjat e para të diçkaje më serioze”, shtoi ai.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit ovarian?
Shumë simptoma të kancerit të vezoreve janë të vështira për t’u njohur pasi ato janë të ngjashme me kushte të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS).
Të tjerë kanë menduar gabimisht se ënjtja është pasojë e shtatzënisë.
Por sipas “Cancer Research UK”, janë disa simptoma që tregojnë se jeni prekur nga kjo sëmundje:
– Një stomak i fryrë
– Ndjeheni të fryrë vazhdimisht
– Nevoja për të urinuar shpesh
– Siklet në zonën e barkut ose legenit
– Ndiheni të ngopur shpejt kur hani