Pesë emisarët e BE-së dhe SHBA-së, nesër te Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër do të presë në takim pesë emisarët nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajëák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas agjendës, takimi pritet të mbahet prej orës 10:00. /Zëri