IHMK: Situata me vërshimet pritet të vazhdojë gjatë orëve dhe ditëve në vijim
Si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë duke vazhduar me intenzitet të lartë sidomos në disa pjesë të vendit, (pjesa perendimore, veroperendimore, veriore dhe qëndrore e Kosovës), disa lumenjë kanë dalur prej shtertërve të tyre dhe janë duke shkaktuar përmbytje. Zonat më të prekura, janë ato në perendim të vendit, sidomos disa vendbanime në komunat si: Pejë, Junik, Deçani, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Yubin Potok, Leposaviç etj.
PËrmes një njoftimi, Instituti Hidrometoerologjik i Kosovës (IHMK), ka thënë se situata e tillë e krijuar ka shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.
Sipas IHMK-së, situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim. /Zëri