Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet e reja janë regjistruar nga 123 testime, ndërsa janë shëruar 15 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, aktualisht janë 72 raste aktive në vend. /Zëri