Mblidhen 137 mijë euro për shërimin e Rinesa Kamberit, niset për shërim në Turqi
Aksioni për grumbullimin e mjeteve për Rinesa Kamberin për shërim në Turqi ka përfunduar. Gjatë kësaj kohe ferizajasit kanë dhuruar mbi 137 mijë euro.
Këtë e ka bërë të ditur humanisti ferizajas Agon Zhinipotoku, i cili ka udhëhequr edhe aksionin e grumbullimit të mjeteve.
Ky është njoftimi i plotë i Agon Zhinipotokut:
Falemnderit 137 mijë e 384 herë
Zemra mal, për Rinesa Kamberi ne kërkuam 110 mijë euro, e qytetarët bamirës dhuruan 137 mijë e 384 euro për vetëm 3 ditë, e vetëm në shesh mblodhëm sot afro 70 mijë euro
Nuk po di as çka me shkru, qysh me ja nis falenderimeve, ama një gjë e di, ky popull kur të beson edhe 1 milion i bën shumë shpejt.
Falemnderit kujdestares së Rinesës, shokëve e shoqeve, shkollës së saj, qytetarëve anëkënd, e ferizajasve pafund falenderime nga zemra, bizneseve, kafiterive e restauranteve të qytetit tonë, shkollave, e sidomos artistit ferizajas Gramoz Aliu-Mozzik i cili ishte me ne prej fillimit.
E 27 mijë e 384 euro do t’i dedikojmë për fëmijët e sëmurë në Ferizaj, unë njoh plot raste që kërkojnë nga ne t’u dalim në ndihmë
A ka më mirë bre? Rinesa Kamberi sonte niset për shërim në Turqi, e ne lusim Zotin që të na kthehet sa më parë shëndosh e mirë
Falemnderit pafundësisht të gjithëve