Shqipe Pantina i bashkohet LDK-së
Ish-deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Shqipe Pantina, nga sot është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ishte vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i cili, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, e ka bërë publik aderimin e Pantinës në partinë që ai e udhëheq, shkruan “Zeri.info”.
“Shqipe Pantina nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të shquar në jetën publike. Shqipja ka shërbyer për dy mandate si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Para angazhimit politik, ajo ishte pjesë e shoqërisë civile, sikurse dhe konsulente në projekte të ndryshme ndërkombëtare me organizata prestigjioze si USAID, BE, OSBE, NDI, IFES e IREX”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku. /Zëri