18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19.

Sipas raportit nga IKSHPK-ja, rastet e reja janë regjistruar nga 100 testime, ndërsa gjatë 24 orëve nuk ka pasur asnjë viktimë dhe janë shëruar 10 persona.

Dy pacientë janë hospitalizuar gjatë 24 orëve, kurse aktualisht në Kosovë janë 55 raste aktive. /Zëri