Sebastian Haller rikthehet në stërvitje pasi mposhti sëmundjen e kancerit
Dy operacione, një cikël i plotë kimioterapie dhe 6 muaj më pas, Sebastian Haller rikthehet në stërvitje me Borussia Dortmund pasi kuroi sëmundjen e kancerit në tstikuj dhe tashmë ndihet gati për të nisur një jetë të re.
Bomberi nga Bregu i Fildishtë që nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me skuadrën gjermane pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë gjatë fazës përgatitore që pasoi largimin nga Ajax, falënderoi fansat për mbështetjen dhe premtoi se do të jetë në fushën e blertë gjatë javëve të ardhshme.
“Nuk ishte aspak e lehtë por me mbështetjen tuaj ia dola. Tani dua të shikoj përpara dhe të rikthehem të fitoj në stadium”. /oranews