Arrestohen Dibran Hoxha dhe pesë të tjerë pas vrasjes së mbrëmshme

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në një lokal nate në Prizren.

Viktima është një 31-vjeçar, ndërsa dorasi dyshohet se është Dibran Hoxha, i njohur për vepra të ndryshme penale.

Policia në Prizren ka konfirmuar se ka arrestuar Hoxhën dhe pesë persona të tjerë pas rastit të ndodhur mbrëmë në lokalin “Kobra City”, ku pronar është Dibran Hoxha, raporton Zeri.info.

Më herët është bërë e ditur se viktima është 31- vjeçari me inicialet V.C., ndërsa i plagosur është 27-vjeçari R.Sh., të dy nga Kukësi i Shqipërisë. /Zëri