Goditja e rrufesë krijon një mineral të ri në Tokë

Një goditje rrufeje është origjina e krijimit të një “minerali të ri të jashtëzakonshëm, deri tani i panjohur”.

Kjo u bë e ditur nga Universiteti i Firences, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një kuazikristal, i identifikuar nga Luca Bindi , profesor i Minerologjisë dhe drejtor aktual i Departamentit të Shkencave të Tokës të universitetit të Firences, falë instrumenteve të laboratorëve universitarë. Zbulimi u bë në bashkëpunim me studiues nga Universiteti Princeton, Caltech dhe Universiteti i Floridës së Jugut dhe është ilustruar në numrin e ri të PNAS .

“Mostra që ne analizuam ndoshta u formua nga shkrirja e rërës dhe materialit nga një linjë energjie e goditur nga një shkarkim i fuqishëm rrufeje. Prania e xhamit silicë sugjeron që ai arriti temperatura të paktën 1710 °C,” shpjegon Bindi.

Materiali u krijua nga fuqia shkatërruese e rrufesë që goditi një linjë energjie në dunat e rërës të Sand Hills të Nebraskës kështu u formua një kuazi-kristal me një përbërje të paparë.

“Kuazikristalet janë materiale në të cilat atomet janë renditur si në një mozaik, në modele të rregullta, por që nuk përsëriten kurrë në të njëjtën mënyrë, ndryshe nga ajo që ndodh në kristalet e zakonshme,” shton Bindi. /abcnews