Haxhi Avdyli reagon për emërimin e Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë

Sot, Arben Vitia u riemërua për herë të tretë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, në media qarkulluan lajme për “hatërmbetje” të deputetit të Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, që supozohej se do ta merrte këtë pozitë, raporton Zeri.info.

Avdyli ka thënë se e mirëpret emerimin e Vitisë si ministër i Shëndetësisë, teksa ka thënë se shëndetësia tani ka adresë politike.

“Por suksesi në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor”, shkroi ai në Facebook. /Zëri