Politikani serb thotë se “kriminelët e Vuçiqit” po i rrahin serbët në veri, jo shqiptarët

Tash e 16 ditë janë vendosur barrikadat në veri të Kosovës, ku po dyshohet se në to janë të përfshira disa grupe kriminale.

Politikani serb, Nikola Sandulovic ka thënë se çdo ditë merr mesazhe të shumta nga serbët e Kosovës të cilët thonë se grupe kriminale serbe po ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre për mospjesmarrje në barrikada, raporton Zeri.info.

Sandulovic më tej ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se është përgjegjës për të gjitha incidentet në veri, duke thënë se në media këto gjëra po i paraqet sikur janë kryer nga shqiptarët.

“Çdo ditë më vijnë dhjetra mesazhe të tilla e të ngjashme që dëshmojnë se kriminelët e Vuçiqit, pra serbët janë ata që po i trembin, rrahin e vrasin serbët në Kosovë, jo shqiptarët siç i prezanon media e Vuçiqit, kjo është e vërteta”, shkroi ai në Facebook.

Në mesazhin që pretendohet se i ka dërguar një qytetar serb Sandulovicit thuhet “ Kam miq të mirë në Kosovë dhe njëri prej tyre më njoftoi se “krimineltët serb” të Vuçiqit hyn në disa shtëpi në lagjen e tij dhe i rrahën të gjithë, që nga fëmijët e deri te pleqët dhe arsyeja është mospjesëmarrja në barrikada”. /Zëri