A e dini se cilat janë qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2022?
Njësia e Inteligjencës Economist (EIU) ka publikuar së fundmi Indeksin e Kostos së Jetesës në mbarë botën për vitin 2022.
Në këtë botim, Nju Jorku dhe Singapori kryesojnë së bashku renditjen si qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar, ndërsa numri një i vitit të kaluar, Tel Aviv, tani renditet në vendin e tretë.
Kjo është hera e parë që New York City kryeson listën.
Siç tregohet nga grafiku, Los Angeles dhe San Francisko janë gjithashtu ndër metropolet më të shtrenjta në botë.
Megjithatë, përmbledhja përfshin gjithashtu katër qytete evropiane: Zyrih, Gjenevë, Paris dhe Kopenhagen.
Në Evropën Perëndimore, rritjet e çmimeve i atribuoheshin kryesisht rritjes së çmimeve të gazit, si dhe vlerësimit të pabarabartë të euros, siç citohet nga EIU.
Indeksi vjetor krahason çmimet e më shumë se 200 produkteve dhe shërbimeve të përditshme si ushqimi, veshmbathja, qiraja dhe transporti në 172 qytete në mbarë botën.
Qytetet e përfshira në studim krahasohen me qytetin bazë të Nju Jorkut, me një indeks të vendosur në 100. /abcnews