Messi përjetësohet në muralin e Kupës së Botës në Buenos Aires

Momenti i kurorëzimit të Lionel Messit në Katar është përjetësuar me një mural spektakolar në rrugët e Buenos Aires.

Messi frymëzoi Argjentinën në trofeun e tretë të Kupës së Botës në turneun e Katarit 2022 me shtatë gola dhe tre asistime, duke përfshirë një dygolësh në finale në rrugën drejt fitores në penallti.

Momenti kur ngriti trofeun e Kupës së Botës është gjithmonë i veçantë dhe që tani është përjetësuar me një mural nga një artist argjentinas i quajtur Maxi Bagnasco në kryeqytetin e vendit.

Në mural, Messi mban trofeun lart, i veshur me një veshje të cilësuar nga Katari, ndërsa Emiliano Martinez është pas tij me krahët e ngritur nga gëzimi. Paulo Dybala dhe Rodrigo De Paul gjithashtu shfaqen në krye.

Bagnasco ka zbuluar se donte të pikturonte një mural edhe para finales dhe lavdia e Kupës së Botës e shtyu atë të shkonte menjëherë në punë. “Unë thjesht shkova për të parë ndeshjen dhe prita imazhin. Dola, festova pak dhe pastaj u ktheva për të punuar për imazhin”, tha ai.

Ai kishte pikturuar më parë një murale në përmasa reale të Diego Maradonës, e cila u zbulua më 30 tetor, kur kampioni i botës i vitit 1986 do të kishte mbushur 62 vjeç. /Zeri.info