Pas më shumë se tri dekadash, fansat e “Home Alone” kuptojnë arsyen pse Kevin mbetet në shtëpi

Fansat e filmit kult, “Home Alone”, vetëm kohët e fundit vunë re arsyen kryesore pse prindërit e harrojnë Kevinin e vogël në shtëpi, përpara se të shkonin në një udhëtim dhe shumëkush është tronditur, pasi u deshën 32 vjet për ta kuptuar këtë gjë.

Shikimi i filmit për festat e fundvitit “Home Alone” prej vitesh është pjesë e pandashme e festave, ndonëse kanë kaluar më shumë se tri dekada nga publikimi i tij.

Duket se fansave iu deshën saktësisht 32 vite për të vënë re arsyen pse protagonisti kryesor qëndron vetëm në shtëpi dhe është harruar nga prindërit.

Një video e postuar në TikTok theksoi pikërisht këtë detaj dhe shumëkush u habit që nuk e kishin vënë re më herët.

Duke publikuar një video të Piter, babait të Kevinit, që i hedh plehrat në kosh, përdoruesi i TikTokut ka shkruar: “E kam shikuar ‘Home Alone’ gjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk e dija që babai e ka hedhur biletën e Kevinit”.

@cory_4_real #christmas #holidays #homealone #foryou #movies #ohno ë Oh No - Kreepa

Në komentet poshtë videos, shumë të tjerë janë shprehur të habitur dhe të tronditur nga vendi i ngjarjes që e kishin parë shumë herë, por nuk kishin vënë re këtë detaj kyç.