Nuk do ta besoni sa mesazhe u shkëmbyen në sekondë gjatë Kupës së Botës

Gjatë finales së Kupës së Botës platforma e mesazheve WhatsApp, e cila operon në kuadër të Meta-s, ka thyer rekord me mesazhe.

Ka qenë vetë themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili e bëri të ditur lajmin. Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se gjatë finales, në WhatsApp ka pasur 25 milionë mesazhe në sekondë.

Zuckerbergu, përveç rekordit të thyer nga Whatsapp, ka përmendur edhe postimin e Kupës së Botës të Leo Messit, i cili më i pëlqyeri në historinë e Instagram-it.

Postimi i Kupës së Botës i Leo Messit tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit. WhatsApp gjithashtu arriti një rekord prej 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales.

Më në fund, Messi fitoi, Mbappè nuk humbi! “Noche Qatarina del Diez” dhuroi emocione, gola, argëtim. U zgjodh Argjentina, e aftë të fitojë tre Kupa Bote dhe gjithashtu e aftë për të fituar tre herë, të njëjtën ndeshje kundër Francës.

Së pari, në kohën e rregullt kur për 80 minuta dominoi e pothuajse tallej me kundërshtaren, deri në ato momente, kampione në fuqi. Pastaj në kohën shtesë kur e djathta e “Pleshtit” dukej se ia dha titullin përgjithmonë. Në fund, te gjuajtja e penalltive, aty ku Seleccion pati saktësinë që në mënyrë të bujshme u mungoi djemve të Didier Deschampsit.