Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Drenas

Dje në Drenas është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

Policia bën të ditur se vetura ishte parkuar dhe brenda kishte njerëz, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja të armës dhe një predhë, transmeton Zeri.info.

Më tej thuhet se njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe është intervistuar.

“Është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja të armës dhe një predhë. Është identifikuar njëri nga të dyshuarit, i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri