Me rregulla të futbollit goli i tretë i Argjentinës duhej të anulohej, VAR-i s’e vuri re

Tifozët e futbollit pretendojnë se goli i tretë i Argjentinës kundër Francës nuk duhej të qëndronte – dhe për këtë arsye Les Bleus duhet të jetë kampion për herë të tretë.

Lionel Messi shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3-2 në minutën e 108-të të finales në stadiumin Lusail, duke e vendosur topin në rrjetë pas goditjes së Lautaro Martinezit të rikthyer nga Hugo Lloris.

Kishte dyshime për pozicion jashtë loje, por përsëritjet treguan se Martinez ishte vetëm në linjë me mbrojtësin e fundit Jules Kounde që tentoi ta largonte topin nga porta, por tashmë kishte kaluar vijën e saj.

Megjithatë, polemika nuk ishte aty. Tifozët kanë vënë re se disa nga lojtarët e Argjentinës ishin tashmë në fushë përpara se topi të kalonte vijën dhe besojnë se duhet të ishte hequr goli si rezultat.

Shumë u tronditën që VAR nuk e shikoi më nga afër shkeljen.

Njëri tha: “Argjentina futet në fushë kur goli ishte shënuar, si e humbi #VAR-i këtë”.

Një i dyti komentoi: “Sapo i hodha një sy golit të tretë të Argjentinës, 3 futbollistë ishin në fushë para se topi të kalonte vijën. A nuk duhet të anulohet?”.

Një i tretë u shpreh: “Dy futbollistë të Argjentinës në fushë kur topi kaloi vijën – a duhej të ishte pranuar goli?”.

 

 

 

 

I katërti potencoi: “Argjentina vërshoi në fushë para se topi të futet, çdo shkelje e rregullave këtu @FIFAWorldCup”.

I pesti shtoi: “Argjentina futet në fushë para se topi të ishte në rrjetë?”.

Ligjet e IFAB thonë se “arbitri duhet të anulojë golin nëse personi shtesë është në fushë: gjyqtari duhet të anulojë golin nëse personi shtesë ishte në fushë: një lojtar, zëvendësues, lojtar i zëvendësuar, lojtar i përjashtuar ose zyrtar i ekipit. Loja rifillon me një goditje dënimi të drejtpërdrejtë nga pozicioni i personit shtesë”.

Më pas shtohet se, “Nëse, pasi shënohet një gol dhe loja ka rifilluar, gjyqtari kupton se një person shtesë ishte në fushën e lojës kur u shënua goli, goli nuk mund të anulohet”.

Franca barazoi minuta para fundit në kohën shtesë, kur Kylian Mbappe përfundoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës.

Por, kur ndeshja shkoi deri në penallti, dhe Montiel u dëshmua të ishte lojtari vendimtar, duke realizuar penalltinë e fundit, Argjentina dhe Lionel Messi u kurorëzuan kampion bote. /Telegrafi