Një person në Prishtinë thotë se persona të panjohur shtinë në drejtim të tij

Një person dje në Prishtinë, rreth orës 18:30, ka raportuar se derisa ishte duke e parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të tij.

Sipas Policisë, në këtë rast nuk është i lënduar asnjë person, kurse janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja. Rasti u dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri