Ceremonia mbyllëse e Kupës së Botës ishte e një niveli tjetër
Është mbajtur edhe ceremonia mbyllëse e Kupës së Botës “Katar 2022” para nisjes së finales së madhe mes Argjentinës dhe Francës.
Argjentina dhe Franca do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të “Katar 2022”, e cila zhvillohet sot në Lusail Iconic Stadium nga ora 16:00.
Megjithatë, një orë para finales është mbajtur edhe ceremonia mbyllëse, ku nuk ka munguar spektakli, atmosfera dhe këngët.
Kjo ceremoni mbyllëse e organizuar nga drejtuesit e Katarit po cilësohet si “e një niveli tjetër”.
Nga fishekzjarrët, shfaqjet, vallëzimi, këndimi dhe gjithçka tjetër ishte e përkryer.
Fotografitë dhe videot e ceremonisë mbyllëse tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale.